Celebrities Gossip Showbiz

Fansi përjetëson në trupin e tij një tatuazh dedikuar Luiz Ejllit dhe Kiara Titos!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Fansat vazhdojnë që t’i duan edhe tani që BB VIP ka mbaruar dhe herë pas here i surprizojnë ata në mënyra të ndryshme. Së fundmi, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku zbulon se çfarë ka bërë një admirues i tyre për ta. Është një tatuazh i gdhendur në krah dhe shkruhet:

Team Luki

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @luizkryefjal1

Kiara ka treguar se ka debatuar me ndjekësit e saj, disa prej të cilëve i ka bërë edhe bllok në rrjetet sociale. Nëpërmjet një reagimi në Twitter Kiara është  shprehur se një fanse shpërndante informacione të rreme duke krijuar drama dhe lajme portalesh për të. Nuk dihet ende se për çfarë informcaionesh e ka fjalën moderatorja por ky vendim ka ngjallur reagime nga shumë fansa që kanë replikuar me të.