Celebrities Showbiz

Fedez i përlot të gjithë, këngëtari i njohur zbulon se vuan nga një sëmundje e rëndë!

Lajmi që këngëtari i njohur italian Fedez vuan nga një sëmundje e rëndë ka qarkulluar pothuajse në të gjitha mediat. Me disa video të shkurtra në llogarinë e tij në Instagram, artisti i ka habitur të gjithë ndjekësit teksa u shpreh se vuan nga një sëmundje e rëndë, ndonëse nuk e shpjegon qartësisht nga se vuan.

Ai pranon se ka një problem shëndetësor, të cilin do t’i duhet ta ndjekë për një kohë të gjatë. Reperi, me sytë e përlotur dhe zërin e dridhur, tha se vendosi që ta ndajë me të gjithë lajmin që të ndihet edhe vetë më mirë.

Po e bëj këtë video me shpresën se do më bëjë mirë edhe mua. Fatkeqësisht kam zbuluar një problem shëndetësor, edhe pse në kohën e duhur, që përfshin një rrugë të gjatë e të rëndësishme që do më duhet, por nuk jam ende gati të flas për të. Kur e zbulova, lexova historitë e shumë të tjerëve dhe më dhanë forcë. Nëse historia ime do arrijë t’i japë mbështetje edhe dikujt që nuk është mjaftueshëm me fat që të ketë një familje si e imja, atëherë do i jepja kuptim gjithçkaje që po kaloj.

Pas këtij lajmi i cili padyshim i ka mërzitur të gjithë fansat e këngëtarit, ka reaguar në Instagram edhe bashkëshortja e tij, blogerja e njohur Chiara Ferragni e cila shkruan:

Dashuria e jetës sime, Fedez, ka nevojë për një mbështetje të madhe këto ditë. Ne të duam shumë, dashuria ime dhe shumë shpejt ti do të jesh mirë, gjithmonë i rrethuar nga dashuria e familjes, miqve dhe njerëzve që të duan shumë.

Dyshja e njohur italiane janë padyshim një nga çiftet më të njohura e me të komentura në botën e showbiz-it. Ata shquhen për natyrën e thjeshtë e pa komplekse që kanë. Çifti i famshëm kanë ngritur perandorinë e tyre dhe po ja dalin të pasurohen çdo ditë e më shumë mes bizneseve që zotërojnë dhe kontratave që nënshkruajnë.