Celebrities Gossip Showbiz

Fedez kalon me sukses operacionin delikat dhe tregon njëherë e mirë nga se vuante!

Së fundmi këngëtari i njohur italian, Fedez ka treguar se operacioni i tij delikat ka shkuar me sukses dhe se është shëndoshë e mirë. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, teksa ndodhet i shtrirë në krevatin e një spitali, reperi ka shkruar këto fjalë:

Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Një nga ata që nëse nuk i trajtoni në kohë, nuk është një bashkëjetuese e këndshme për ta pasur brenda trupit tuaj. Ishte arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati 6 orë për të hequr një pjesë të pankreasit, përfshirë edhe tumorin. Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të duhet pak kohë. Faleminderit mjekëve, kirurgëve dhe infermierëve që kanë qenë pranë meje gjatë këtyre ditëve intensive. Një falenderim i madh edhe për të gjitha mesazhet e mbështetjes që më dërguat.

Pas këtij operacioni i cili kaloi me sukses nuk kishte si të mos reagonte edhe bashkëshortja e Fedez, blogerja e njohur Chiara Ferragni. Me anë të një postimi në Instagram teksa shihet në krah të gjysmës së saj, Chiara ka shkruar:

Kjo foto është bërë pasditen e së hënës në spital, një ditë para operacionit delikat të pankreasit. Ne ishim të frikësuar për gjithçka: diagnozën e tij, operacionin e tij, shërimin e tij, jetën tonë dhe gjendjen e familjes sonë. Operacioni i të martës shkoi mirë dhe ai tani po rikuperohet dhe shpresojmë se ky do të jetë vetëm një kujtim i keq që na mësoi, edhe një herë, rëndësinë e shijimit të jetës në maksimum, çdo ditë. Faleminderit të gjithë njerëzve që na bënë të ndjejmë dashurinë e tyre, zgjatën dorën dhe thanë një lutje për ne, kjo na dha shumë forcë.