Celebrities Gossip Showbiz

Fëmijët e Travis Barker ishin të pranishëm në dasmën e tij, por mamaja e tyre mungonte!

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian janë martuar në një dasmë përrallash, ndërsa ishin të rrethuar nga të gjithë fëmijët e tyre. Fëmijët e Kourtney, Mason, Penelope dhe Reign, të cilët ajo ndan me ish-partnerin Scott Disick ishin në ceremoninë në Itali këtë fundjavë.

Gjithashtu edhe dy fëmijët e Travis nga martesa e tij me ish-gruan Shanna Moakler, ishin gjithashtu të pranishëm në eventin, i cili thuhet se u sponsorizua nga Dolce & Gabbana në një marrëveshje që thuhet se vlente miliona. Modelja dhe aktorja amerikane Shanna, e cila ishte e martuar me Travis midis 2004 dhe 2009, është nënë e fëmijëve të tij Landon dhe Alabama.

Fëmijët e Travis duket se kanë një marrëdhënie shumë të tensionuar me nënën e tyre, e cila e akuzoi bateristin e Blink-182 se kishte një marrëdhënie me Kim Kardashian para se të lidhej me motrën e saj. Kur u pyet nga TMZ nëse donte t’i thoshte diçka Kourtney dhe Kim, Shanna u përgjigj:

Faleminderit që më shkatërruat familjen, dy herë. Familja ime është shkatërruar për shkak të kësaj familjeje dhe tani fëmijët e mi dhe unë jemi të huaj.

Shanna gjithashtu shkroi në Twitter:

Rrjetet sociale nuk janë reale… Unë u divorcova nga Travis sepse e kapa atë duke pasur një lidhje me Kim! Tani ai është i dashuruar me motrën e saj…