Celebrities Gossip Showbiz

Pas martesës së tij me Kourtney Kardashian, reagon ish-bashkëshortja e Travis Barker!

Ish bashkëshortja e muzikantit Travis Barker, Shanna Moakler ka reaguar së fundmi pas lajmit se ai u martua me yllin televiziv Kourtney Kardashian në Las Vegas. Në një deklaratë për “People” ajo tha se:

Urime çiftit të lumtur. I uroj atyre më të mirën që jeta ka për t’i ofruar në udhëtimin e tyre së bashku.

Rikujtojmë, se Shanna u martua me bateristin në 2004 dhe ata kanë dy fëmijë, vajzën Alabama, 16-vjeçe dhe djalin Landon, 18-vjeç. Dyshja u ndanë në vitin 2008, pasi ajo e akuzoi artistin për një lidhje me motrën e Kourtney, Kim. Përveç Moakler, Travis ka qenë i martuar me Melissa Kennedy nga viti 2001 deri në vitin 2002. Kardashian nuk ka qenë kurrë e martuar, por ka tre fëmijë, Mason, Penelope dhe Reign me ish-partnerin Scott Disick.

Sjellim në vëmendje se ylli televiziv Shanna Moakler pak javë më parë deklaroi se ishte shtatzënë me të dashurin e saj, Matthew Rondeau. Por së fundmi, modelja ka zbuluar se në fakt nuk është në pritje të një fëmijë. Scott Disick nga ana tjetër ka reaguar së fundmi ndaj lajmit se Kourtney Kardashian dhe Travis Barker duan të zgjerojnë familjen e tyre. Një burim tregoi së fundmi për ‘ET’ se ish-partneri i Kourtney, nuk i pëlqen kjo ide. Burimi u shpreh se:

Kourtney dhe Travis duan të kenë një fëmijë të tyre së bashku. Është shumë e rëndësishme dhe emocionuese për ta. Scott nuk i pëlqen ideja që Kourtney dhe Travis të kenë fëmijë, por pjesa tjetër e familjes është shumë mbështetëse.

Ndërkaq, Kourtney ka postuar së fundmi në Instagram disa foto të adhurueshme nga ceremonia e martesës me Travis Barker.