Sport

FIFA ndryshon botën e futbollit, gjyqtarët do shpallin vendimet e VAR përmes mikrofonit për tifozët!

Gjyqtarët në Kupën e Botës për Klube do t’i njoftojnë stadiumit dhe audiencës televizive arsyen e vendimeve të VAR-it përmes mikrofonit. Njoftimi vjen pas autorizimit nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB). Diçka e tillë është miratuar edhe nga FIFA, me gjyqtarin që do ketë mundësinë për të sqaruar vendimin e dhënë.

Gjyqtari i Premier League, Anthony Taylor do jetë në grupin e arbitrave që do marrin pjesë në turneun e Kupës së Botës për Klube që nis në 1 shkurt. Është sygjeruar gjithashtu se kjo eksperiencë e re do përdoret edhe në Kupën e Botës për femra një vit më vonë.

IFAB ka refuzuar kërkesën e Premier League për të pasur sistemin e rapotimit të VAR nga arbitrat për publikun për këtë sezon. Nuk përjashtohet mundësia që ky sistem i ri të futet nga sezoni i ardhshëm në shumë kampionate.