Gossip Showbiz

Fifi sapo hodhi disa “thumba” me foton e saj të fundit në “Instagram”…

Ajo është padyshim këngëtarja më energjike e skenës shqiptare. Këngët që ajo sjell pëlqehen dhe kthehen menjëherë në hite. Besoj e merrni me mend që po flasim për Fifin. Artistja e dashur për publikun, kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të rënies drastike në peshë. Ajo i ka surprizuar të gjithë me look-un e saj dhe linjat trupore. 

Gjithashtu, Fifi jo pak herë është përfolur në media për një lidhje të mundshme me kompozitorin Flori Mumajesi. Ata e kanë ‘mbajtur lojën’ dhe vazhdimisht kanë hedhur postime për njëri-tjetrin që ka shtuar dyshimet. Para disa ditëve, bukuroshja i ka dedikuar disa fjalë shumë të ndjera mikut të saj të zemrës, i cili ka qenë mbështetës i saj shumë i madh në rrugën e muzikës edhe kur ajo nuk ka qenë kaq e famshme sa është sot. 

Së fundmi, Fifi ka publikuar disa foto në Instagram ku fare mirë dallohet që është duke pushuar e duke marrë disa rreze të mira dielli. Por ajo çfarë ka bërë përshtypje ka qenë diçitura në foton e saj teksa ka shkruar:

Bëje .. çfarë të do shpirti, bëje … Njerëzit do flasin gjithsesi … 

Me kë do e ketë këtë kunj Fifi? Ne nuk besojmë që kjo thënie erdhi nga kot nga hiçi, po ju?!

https://www.instagram.com/p/CQGljwyHRXX/

Rikujtojmë, se pak pas daljes së Fationit nga spektakli “Për’puthen” ai u pa menjëherë në krahët e Fifi-t. Për një kohë të shkurtër dyshja u përfolën për një raport romantik së bashku por bukuroshja i hodhi poshtë të gjitha aludimet duke treguar se nuk kanë qëllime të tilla me njëri-tjetrin.