Film & Tv Showbiz

Filmi që ‘fiksoi’ gjithë botën, zbulohet data e publikimit të “Joker 2”!

Data e publikimit të filmit “Joker: Folie à Deux” më në fund është zbuluar. “Deadline” raporton se vazhdimi i shumëpritur është planifikuar për 4 tetor 2024, 5 vjet pas origjinalit. Sipas medias, prodhimi i filmit pritet të fillojë në dhjetor të këtij viti. “Variety” raporton se ndërsa filmi i parë, me Joaquin Phoenix si Arthur Fleck, ishte një ‘dramë e errët dhe e ashpër’, vazhdimi do të jetë shumë i ndryshëm.

Ikona e muzikës pop Lady Gaga pritet të luajë Harley Quinn. Madje, thuhet se vazhdimi do të ketë numra muzikorë nga këngëtarja gjatë gjithë filmit. Është e paqartë se si do të jetë vazhdimi, megjithatë titulli na jep një pasqyrë të vogël. Folie à deux është një term francez që do të thotë “çmenduria e përbashkët e të dyve”. Kjo lidhet me marrëdhënien Joker-Quinn ose mund të jetë diçka krejt tjetër.

Rikujtojmë, se “Joker” u publikua në vitin 2019 dhe shënoi një sukses të madh, duke fituar mbi 1 miliard dollarë për një film me vlerësim R dhe një çmim Oscar për Phoenix si aktori më i mirë për performancën e tij si Fleck. Rikujtojmë, se programi dedikuar kinematografisë në TAR,  “At the Movies”, risolli pak kohë më parë në vëmendje filmin shumë të diskutuar, “Joker”.

Në fund të 2019-ës filmi tërhoqi tej mase vëmendjen, po aq sa debate e madje edhe protesta në Amerikë, duke e cilësuar atë si nxitës të dhunës. Elsa Ymeri, moderatore dhe psikologe, komentoi aspektin socio-psikologjik dhe mesazhet që përcolli “Joker”.

Shumë do bënin fajtor individin, Joker-in, një person me probleme të shëndetit mendor, për të gjithë jetën e tij, ndërsa disa të tjerë do ia hidhnin fajin sistemit dhe shoqërisë që i lë ata në harresë. E vërteta është se Jokeri është ‘produkt’ i të dyjave, individi nuk është përgjegjës për atë që është, por edhe i shoqërisë dhe institucioneve që tregohen indiferentë dhe nuk bëjnë punën me persona të tillë.