Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët më të ëmbla për sot Fifi ia dedikon babait të saj!

Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.

Por për sot, fjalët më të ëmbla Fifi nuk ia dedikon partnerit të saj të zemrës, por një personi shumë të shtrenjtë për të që është pikërisht i ati. Ky i fundit feston sot ditëlindjen e tij dhe me anë të një postimi në Instastory, artistja ka zgjedhur ta urojë me këto fjalë kaq emocionuese.

Urime ditëlindjen babalushi jem. Urime o njeriu që më bën të frenoj kur marr malet dhe që më mësove të kërkoj falje kur jam gabim. Urime o njeriu që më bën të kuptoj që jeta është po aq e shkurtër sa edhe e gjatë. Urime o babalushi jem! I vetmi njeri që më bën të pendohem dhe të ulë kokën kur e menderos. Urime o njeriu më i drejtë në këtë botë. Ti je arsyeja pse unë respektoj meshkujt! Të dua Avni Raçi deri sa të vdes.

Së fundmi Fifi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Me anë të një ‘bisede online’ me ndjekësit teksa është pyetur se kur do të publikojë ndonjë projekt të ri, bukuroshja na dha lajmin që prisnim me padurim.