Bota

Flamuri shqiptar valëvitet në plazhet e frekuentuara të Tajlandës…

Nuk është një video e prodhuar nga fantazia e Inteligjencës Artificiale me flamurin shqiptar i valëvitur në Tajlandë. Por një video reale nga celulari i një shqiptareje e cila është duke pushuar në plazhet e Patong Beach në Tailandë. Albana Tola e cila është duke pushuar në këtë plazh me familjen, tha për Top Channel:

Nuk e kam ide se përse flamujt shqiptarë ishin vendosur në këtë plazh. Natyrisht m’u bë qejfi dhe me shpejtësi e filmova. Me padurim e ndava me miqtë e mi në rrjetet sociale të cilët nuk e kanë fshehur kënaqësinë për valëvitjen e flamurit shqiptar ndërkohë që këtu ka njerëz nga e gjithë bota të cilët janë duke pushuar këtë fundviti.