Celebrities Gossip Showbiz

Flori Mumajesi rikthehet në muzikë, por jo ashtu si ju mendoni!

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Artisti po bën një rikthim në tregun muzikor pas një periudhe të gjatë pauze, por para se të publikojë projektet e tij personale, ai së fundmi ka krijuar një këngë për këngëtaren me prejardhje greko-qipriote, Ivi Adamaou. “Rikse me” e publikuar ditën e sotme ‘mban vulën’ e producentit.

Një video që Yll Limani ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet duke dëgjuar një ‘copëz’ nga kënga e tij më e re që edhe pse nuk është publikuar ende ka arritur të bëhet virale në TikTok pasi shumë përdorues të kësaj platforme kanë krijuar video me të.

Por, ajo që e bën pritjen edhe më emocionuese të këtij projekti është se do të jetë në bashkëpunim me producentin e njohur Flori Mumajesi, i cili po bën një rikthim në tregun muzikor pas një periudhe të gjatë pauze.