Celebrities Lancio Music Showbiz

Gigliola Haveriku: “Një projekt i ri shumë shpejt, nuk më keni parë në këtë version asnjëherë…”

E ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Priftin sot ka qenë këngëtarja e njohur Gigiliola Haveriku. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën e saj, karrierën muzikore, mëmësinë dhe sigurisht ka treguar më shumë për planet dhe projektet që do të sjellë shumë shpejt.

Për të krijuar projekte të reja muzikore, si arrin Gigliola që të menaxhojë gjithçka dhe cili është procesi që ajo ndjek për të finalizuar diçka që vërtet ia vlen?

Mua për arsye personale më ka ndodhur dhe kjo shkëputja, unë ngela shtatzënë, linda dhe prandaj u shty dhe kjo pjesa krijuese. Ky është një justifikim, por unë në fakt kam marrë shumë kohë në fakt nga një krijim te tjetri dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Duke qenë se unë kam qenë gjithmonë e zënë ose me live ose me projektet të tjera e kam lënë pas pjesën e produksionit. Por që do të mundohem që të mos e bëj më, ndaj tani jam duke punuar edhe për një tjetër projekt. Nuk di të them se kur mund të dalë, por puna ka nisur dhe mendoj që kam zënë mend. 

Kur Davidi e pyeti se cilit zhanr muzike i përket, këngëtarja zbuloi se këtë herë ka vendosur që të ekspërimentojë dhe të jetë diçka komplet e re.

Nuk jam parë asnjëherë në këtë lloj versioni.