Auto & Moto

Ford prezanton makinën elektrike Mustang Mach-E Rally!

Ford ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri elektrik Mustang Mach-E Rally. Mustang Mach-E Rally vjen me dy motorë elektrikë dhe me rrota të bardha 19 inç. Bëhet fjalë për një crossover plotësisht elektrik që më parë kishte debutimin dinamik në formën e një prototipi në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood. Dy motorë elektrikë, një në pjesën e përparme dhe një në pjesën e pasme, së bashku japin të paktën 480 kuaj/fuqi dhe 884 Nm çift rrotullues dhe mundësojnë përshpejtimin nga 0 në 100 km/h në më pak se 4 sekonda.

Të gjitha këto specifika mund të ndryshojnë kur makina të dalë zyrtarisht në shitje në gjysmën e parë të 2024. Për ta veçuar atë nga paketat e tjera për Mach-E, Rally elektrike përmban rrota të bardha të ndezura 19 inç, disqe përpara 15,1 inç (385 mm) me kalipa të kuqe Brembo, dritat e përparme dhe një spoiler të pasmë të frymëzuar nga Focus RS.

Ka goma 235/55 R19 Michelin CrossClimate2, të cilat kanë një mur anësor më të lartë në krahasim me gomat standarde në modelet e tjera Mach-E dhe ka mbrojtje shtesë për motorët e përparme dhe të pasme si dhe parafango opsionale.

E cilësuar si makina e parë elektrike e Ford-it e frymëzuar nga Rally, Mach-E Rally i ri përmban një modalitet unik të drejtimit RallySport. Mustang Mach-E Rally do të kushtojë 65 mijë dollarë në SHBA, prodhimi do të fillojë vitin e ardhshëm dhe dërgesat do të pasojnë në Amerikën e Veriut dhe Evropë. Paleta standarde e ngjyrave përfshin Grabber Blue, Shadow Black, Eruption Green dhe Grabber Yellow, me opsionale Star White dhe Glacier Grey.