Samsung jep detaje të tjera mbi evenimentin Galaxy Unpacked që do të mbahet më 11 Gusht. Pritet të ketë shumë risi ndërsa gjiganti korean i teknologjisë do të zbulojë ndër të tjera linjën e smartfonëve me ekrane që palosen.
Zakonisht Samsung prezanton një smartfon Galaxy Note çdo vit, por kësaj here do të jetë ndryshe. Kompania ka konfirmuar se nuk do të ketë një Galaxy Note të ri në 2021.
Tema kryesore e eventit të datës 11 Gusht d do të jenë Z Fold 3 dhe Z Flip 2. Sipas raportimeve Z Fold 3 do të jetë një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me Z Fold 2, me Samsung që synon ti shesë edhe më lirë këtë vit për të nxitur adoptimin e tyre në masë.
Veçanërisht pritet që Z Flip 2 të ngjallë interes dhe këtë mund ta bëjë vetëm përmes çmimit.
Për shkak të COVID-19, Galaxy Unpacked do të mbahet virtualisht. Përveç këtyre dy smartfonëve ka gjasa që Samsung të zbulojë Galaxy Watch 4, orën e parë inteligjente me versionin e ri të WearOS që do të shkrihet me Tizen.
Galaxy Buds 2 dhe S21 FE mbeten një mundësi gjithashtu.