Showbiz

Georgina Rodriguez: “Është e vështirë të jesh e lidhur me dikë kaq të famshëm”

Modelja e njohur Georgina Rodriguez si rrallëherë ka dhënë një intervistë për “The Sun on Sunday” ku ka folur mbi lidhjen e saj me Cristiano Ronaldon.

Ajo u shpreh se mes tyre ka qenë dashuri me shikim të parë dhe ata kanë shumë admirim për njëri-tjetrin. Edhe pse dyshja janë të dashuruar, Georgina thekson se nuk është e lehtë të jesh e lidhur me dikë kaq të famshëm dhe marrëdhënia të jetë gjithmonë në sytë e publikut.

Rodriguez shtoi se çelësi për një lidhje të suksesshme është flirtimi dhe të dukesh gjithmonë joshëse në sytë e partnerit.