Celebrities Gossip Showbiz

Gerti Koxha pjesë e “Kepi i VIP-ave”? Ja çfarë u zbulua!

Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis “Kepi i VIP-ave”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

Në këtë sezon  të “Kepi i Vip-ave” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë. Vetëm pak më parë është zbuluar edhe një tjetër personazh VIP, i cili do të jetë pjesë e këtij formati dhe ai është Gerti Koxhaj. Këtë na e ka treguar vetë ai duke postuar një foto me Keisi Medinin dhe Ronaldo Sharkën nga xhirimet në Turqi.

Është aluduar tashmë se Kiara Tito do të jetë moderatore në sezonin e ri të “Kepi i Tundimeve”. Deri më tani nuk ka pasur një aprovim nga Kiara, por disa postime në Instastory kanë vërtetuar diçka.