Celebrities Gossip

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kapen ‘mat’ duke darkuar me njëri-tjetrin!

Një romancë e re ‘në ajër’? Modelja e njohur Gigi Hadid 28 vjeç dhe aktori Bradley Cooper 48 vjeç, shijuan një darkë surprizë në New York City, disa muaj pasi supermodelja i dha fund romancës së saj me yllin e The Hangover’, Leonardo DiCaprio, 48 vjeç.

Aktori u përpoq t’i shpëtonte syrit kurioz të paparacëve duke ulur kokën e duke u maskuar me kapelen e tij por më kot. Nga fotot duket qartë se është ai. Dyshja u shfaqën pranë njëri tjetrit, teksa më pas janë shoqëruar nga truprojat drejt makinës.

Rikujtojmë se, para se të shkonte në Javën e Modës në Milano, Gigi Hadid festoi ditëlindjen e tretë të vajzës së saj Kai dhe postoi disa foto të ëmbla të saj. Gjithmonë pa treguar fytyrën e vogëlushes, ajo ka ndarë në Instagram foto nga festa, përqafimet e tyre, foto nga pushimet dhe festa e cila siç ka shpjeguar modelja ka zgjatur një javë të tërë.