Rajoni

Gjashtë viktima e qindra të lënduar nga stuhia që përfshiu Ballkanin!

Një zjarrfikës kroat humbi jetën gjatë stuhisë vdekjeprurëse që përfshiu Ballkanin pas një vale të të nxehtit, duke e çuar në 6 numrin e viktimave në Kroaci, Slloveni e Bosnjë-Hercegovinë. Me qindra janë të plagosurit në këto tre vende, si dhe në Serbi. Disa ndodhen në spital në gjendje më të rëndë nga pemët, pjesët e çative ose të tjera objekte të rrëzuara nga erërat e forta.

Pas disa ditësh shumë të nxehta e të thata, një pjesë e Ballkanit përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, ndërsa të tjera pjesë të Europës po luftojnë me zjarre e temperatura të larta. Në Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë e Serbi, sot shërbimet e Emergjencave u përpoqën të rivendosin energjinë elektrike e të pastrojnë, pas kaosit të një dite më parë.

Meteorologët thanë se stuhia ishte jashtëzakonisht e fuqishme për shkak se u formua pas një vargu ditësh shumë të nxehta.

Më herët, në kryeqytetin kroat, Zagreb dy burra të moshave 48 e 50-vjeç humbën jetën pasi u goditën nga rrëzimi i pemëve. Për fat të keq, nuk mundën t’iu mbijetonin lëndimeve të rënda në kokë. Po në Kroaci, në Cernik një person gjeti vdekjen, po nga rrëzimi një i peme.

Stuhia errësoi papritur qiellin dhe solli shi, përmbytje të shpejta e erëra në të gjithë Zagrebin duke filluar rreth orës 16:00 të një dite më parë. Transporti u ndal, pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrugët u bllokuan për shkak të pemëve të rrëzuara.

Shërbimet e urgjencës së Zagrebit u kërkuan qytetarëve të tregonin durim, pasi u përballën me qindra thirrje për ndihmë.

Iu bëjmë thirrje qytetarëve të telefonojnë vetëm nëse janë në një situatë kërcënuese për jetën, deri në stabilizimin e situatës.

Një situatë e ngjashme u raportua në Slloveninë fqinje me Kroacinë, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe dëmtoi çatitë. RTV Sllovenia raportoi se një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos kur një pemë ra mbi ta në zonën e liqenit Bled.

Një person humbi jetën në Bosnje dhe të paktën 20 u plagosën. Autoritetet në Serbi lëshuan paralajmërime për qytetarët ndërsa stuhia u zhvendos drejt lindjes. Erërat e forta u përhapën në kryeqytetin serb Beogradit, dje në mbrëmje.

Disa pjesë të qytetit mbetën pa energji elektrike dhe aeroporti i Beogradit u mbyll përkohësisht.  Në të tjera vende në Serbi, banorët raportuan pemë të çara në mes, tulla që binin e çati të dëmtuara. Një vajzë 12-vjeçare u shtrua në spital pasi i ra një pemë në qytetin verior të Novi Sadit. Alpinistëve iu kërkua të qëndrojnë larg zonave me pemë.