Vetëm përpara pak ditësh, Zlatko Dalic u largua nga pankina e Kroacisë pas 9 vitesh. Por Federata Kroate e Futbollit nuk humbi shumë kohë dhe e gjeti zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për një njohje të vjetër, Slaven Bilic.
Ky i fundit në fakt ka qenë edhe më parë trajneri i kombëtares kroate në periudhën 2006-2012 ku suksesin më të madh pati arritjën në çerekfinale të Evropianit të vitit 2028.
‘Kam shumë besim te lojtarët tanë dhe është përgjegjësia ime të sjell energji, ambicie dhe vendosmëri për të siguruar qëndrimin e Kroacisë në elitën e futbollit-tha Slaven Bilic si trajner i skuadrës së Kroacisë-jam shumë i lumtur që do të nis këtë sfidë dhe ndihem shumë i përgatitur për të, si një person më i pjekur dhe më me eksperiencë se në 2006, por me të njëjtin motiv dhe dëshirë për të parë Kroacinë që të mbetet një skuadër e fortë, e guximshme dhe e suksesshme’.
Ndërkaq, Bilic gjatë prezantimit të tij foli edhe për Luka Modric duke mos e fshehur dëshirën që ai të qëndrojë në kombëtaren kroate. Luka Modric, fitues i Topit të Artë në 2018 tashmë është 40 vjeç dhe në ditët e ardhshme do të vendosë për të ardhmen e tij.