Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Gjatë xhirimeve të filmit të tij të ri aktorit Tom Cruise i ndodh e pazakonta!

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorit Tom Cruise i kanë vjedhur makinën në xhirimet e filmit “Mission Impossible 7”, në Brimingham. Tom Cruise thuhet se i janë vjedhur bagazhe me vlerë mijëra eurosh pasi hajdutët i morën BMW-në e truprojës së tij në vlerë prej 116 mijë eurosh.

Ylli i filmit, 59 vjeç, aktualisht është në Mbretërinë e Bashkuar duke xhiruar për “Mission Impossible 7” dhe u tha se ishte tejet i zemëruar kur mësoi për vjedhjen. Sipas “The Sun”, hajdutët përdorën një skaner për të imituar sinjalin nga ndezja e automjetit ndërsa ishte parkuar jashtë në parkingun e “The Grand Hotel” në Birmingham. Një burim tha për tabloidin britanik se:

Tom ka lëvizur gjatë gjithë kohës me makinë ndërsa ishte në Birmingham dhe disa nga bagazhet dhe gjërat e tij ishin brenda tij kur ajo u vodh. Policia më pas e ka gjetur makinën falë një pajisje elektronike, por gjithçka brenda saj ishte zhdukur. Është një siklet i madh për ekipin e sigurisë dhe djali që punon si shofer i aktorit ishte duke u çmendur, por jo aq i nervozuar sa Tom.

Truproja përgjegjëse për stafin e sigurisë së Tomit thuhej se kishte bërë zbulimin e makinës së vjedhur herët në mëngjes të mërkurën. Burimet e brendshme thanë se hajdutët ishin në gjendje të vidhnin makinën vetëm brenda pak minutave pasi u la jashtë hotelit, i cili është vetëm dy minuta në këmbë nga rajoni i Policisë në West Midlands.

Thuhet se Tom po xhironte skenat për filmin e suksesshëm në një qendër tregtare në Birmingham së bashku me aktoren Hayley Atwell. BMW-ja mendohet të mos ketë qenë në një parking të sigurt, të mbrojtur nga barrierat që rekomandohet nga hoteli.

“DailyMail” ka kontaktuar përfaqësuesit e shtypit të Tom Cruise dhe Policisë së West Midlands për të marrë një koment mbi ngjarjen, por nuk janë prononcuar deri më tani. Makinat moderne përdorin ndezjen pa çelës dhe hajdutët kapin sinjale duke e bërë makinën të aktivizohet pa çelës automatik. Kjo mund të ‘mashtrojë’ makinën duke menduar se çelësi është afër dhe do të zhbllokohet. Pasi hajduti të jetë brenda automjetit, procesi mund të përsëritet për të ndezur motorin.

Hajdutët gjithashtu mund të kenë bllokuar çelësin automatik të shoferit duke transmetuar të njëjtën frekuencë radioje të përdorur për të kyçur makinën e cila më pas do t’u jepte atyre akses në pajisjet e saj kompjuterike. “The Sun” raporton se kompania BMW e kompensoi aktorin me një makinë identike zëvendësuese brenda disa orësh nga vjedhja.