Celebrities

Gjendja e rënduar shëndetësore “shpërfytyron” Ermal Metën!

‘Frikë për Ermal Metën’, shkruajnë mediat italiane pas njoftimit të tij në rrjetet sociale mbi gjendjen shëndetësore. Këngëtari shqiptar i cili prej vitesh jeton në Itali lajmëroi fansat se prej ditësh kishte fryrje në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Me anë të disa postimeve në Instastory-n e tij, Ermali ka shkruar:

Për disa ditë më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një goditje ajri, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Meta u detyrua të hiqte dorë nga disa angazhime në punë. Ndërkaq, ai ka vazhduar duke shkruar se:

Jam i detyruar të anuloj takimet e Peschici dhe Giffoni pasi duhet të shoh dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të eventeve dhe fansave. Do të shihemi së shpejti.

Kantautori shqiptar ka publikuar më pas dy foto të fytyrës së tij ku provohet gjendja e tij aspak e mirë shëndetësore. Rikujtojmë se së fundmi këngëtari i njohur publikoi librin e tij të parë. Artisti publikoi në rrjetin e tij social Instagram romanin e tij të parë me titull “Domani e per sempre”. Meta shkroi në postimin e tij, se ky roman përfaqëson dy vitet e fundit të jetës.