Art & Kulturë Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtari Ermal Meta publikon librin e tij të parë!

Ai ka një karrierë të suksesshme në Itali dhe mesa duket talentin e tij po e zgjeron përtej muzikës. Së fundmi këngëtari i njohur Ermal Meta ka publikuar librin e tij të parë. Artisti ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram romanin e tij të parë me titull “Domani e per sempre”. Meta ka shkruar në postimin e tij, se ky roman përfaqëson dy vitet e fundit të jetës dhe do të publikohet më 19 Maj. Ndërkaq, ai ka shkruar këto fjalë:

Më ka bërë të buzëqesh, të qaj, të mendoj, të studioj, të imagjinoj, të shikoj, të shoh, të dëgjoj, të rri zgjuar për netë të tëra. Ai më disiplinoi dhe më rindërtoi disi, duke më shpëtuar. Më 19 maj del romani im i parë, “DONAMI E PER SEMPRE”. Ai përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet të fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t’ju pëlqejë. Gjithçka kisha brenda dhe atë që nuk kisha, e mora hua nga e ardhmja. Faleminderit paraprakisht atyre që do ta lexojnë, atyre që do ta bëjnë të tyren, atyre që do ta duan siç e kam dashur unë që në fjalët e para. Shihemi së shpejti miq.

Rreth 6-të vite më parë Ermal Meta ka publikuar një ndër hitet muzikore kushtuar babait të tij, që bëri bujë si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. Kënga quhet “Lettera a mio padre” dhe i dedikohet të atit të dhunshëm të artistit për të cilin ai ka folur shpeshherë.  Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Ermali zbuloi se babai e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Ai shtoi se kurrë nuk do të jetë në gjendje ta falë madje dhe në këngët e tij shpeshherë e përmend këtë fakt.