Bota Botë e Çuditshme Travel

Gjithçka për mirëqenien e kafshëve, linja ajrore “Frontier Airlines” ka një propozim unik për ju!

Adoptimi i një koteleje tani mund t’ju japë mundësinë e një udhëtimi falas me avion. “Frontier Airlines” ka ofruar kupona falas për njerëzit që adoptojnë një nga tre kotelet e quajtura Spirit, Delta dhe Frontier nga Fondacioni i Kafshëve në Las Vegas.

Një përfaqësues i Frontier Airlines tha për CNN se adoptuesit që marrin në shtëpi një nga macet do të marrin dy kupona me vlerë 250 dollarë, për një total prej 500 dollarësh. Ndërkohë, personi që adopton kotelen e quajtur Frontier do të marrë katër kupona me vlerë 250 dollarë, për një total prej 1 mijë dollarësh.

Të gjithë kuponët janë të vlefshëm deri në fund të vitit 2023. Linja ajrore përmendi programin e tyre “Plane Tails” si një shembull të përkushtimit të tyre për mirëqenien e kafshëve. Çdo avion është zbukuruar me një kafshë në bisht, shumë prej tyre nga specie të kërcënuara ose të rrezikuara.

Macet e vogla janë rreth dyjavëshe dhe aktualisht po qëndrojnë me një familje kujdestare. Pasi të jenë gjashtë javë dhe të peshojnë të paktën 1.5 kilogramë, do të jenë gati për t’u adoptuar në shtëpitë e tyre të përhershme.