Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities

Gjithçka që duhet të dini për mbrëmjen e ‘Met Gala 2021’…

Muzeu metropolitan i Artit ka njoftuar se ngjarja vjetore “Costume Institute Benefit”, e njohur edhe si “Met Gala”, do të mbahet dy herë gjatë muajve të ardhshëm. “Met Gala” normalisht mbahet çdo vit në muajin maj me qëllim të mbledhjes së parave për ndihmë të ekspozitës vjetore “Costume Institute”, por vitin e kaluar u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ajo tërheq vëmendje ndërkombëtare me paraqitjen e yjeve në tapetin e kuq, me dizajne të stilistëve të ndryshëm, të cilat krijohen bazuar në temën vjetore të ekspozitës. Kësaj radhe, ajo do të ndahet në dy pjesë, në muajin shtator 2021 dhe muajin maj 2022. Pjesa e parë e ekspozitës koincidon me ekspozitën e parë të Institutit, që do të hapet me qendrën e kostumeve të Anna Wintour  në muzeun e Nju Jorkut me 18 shtator 2021.

Me këtë ekspozitë do të shënohet 75 vjetori i Institutit të Kostumeve si dhe do të eksplorohet rreth modës në SHBA. Ngjarja do të jetë më intime dhe do të organizohet duke iu përshtatur rregullave për mbrojtje nga COVID-19. Pjesa e dytë do të titullohet “In America: An Anthology of Fashion”, dhe ajo do të organizohet me 5 maj të vitit të ardhshëm.

Ajo do të hapet në sallat e “American Wing” të Met dhe do të përmbyllet po këtë ditë, ashtu si pjesa e parë. “Met Gala”, e cila më parë është quajtur Costume Institute është ngjarje vjetore për mbledhjen e fondit, për përkrahje të Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York City.

Ajo shënohet me një ekspozitë mode. Ekspozita çdo vit ka tema të ndryshme, dhe të ftuarit duhet të vishen sipas temës së zgjedhur.