Celebrities Fashion

Gjithçka që duhet të dini rreth Claudia Schiffer, supermodelja e cila qëndroi jashtë skandaleve!

Claudia Schiffer e filloi karrierën në moshën 17 vjeçare në një disko, nga ku filloi udhëtimin drejt pasarelave të botës. Ajo ka qenë pjesë e më shumë se e 700 kopertina revistash në karrierën e saj të gjatë, ndërsa bukuroshja gjermane kishte treguar në të kaluarën se nuk konsiderohej gjithmonë tërheqëse dhe ajo ishte shpesh objekt talljeje për shkak të pamjes së saj të jashtme.

Në një revistë për “InStyle” ajo shprehu se:

Gjithmonë ulesha në rreshtin e pasmë në shkollë. Fëmijët e tjerë më ngacmonin gjatë gjithë kohës, sepse prapanica më dilte më shumë se vajzat e tjera. Përveç kësaj, unë isha shumë e hollë dhe më e gjatë se të tjerët. Mendova se ishte keq. Pastaj takova një zbulues talentesh që më tha se mund të isha modele. Atëherë kuptova se ‘defektet’ e mia janë në të vërtetë një avantazh në botën e modelimit.

Modelja e famshme ka thënë se ishte një adoleshente shumë e ngathët që skuqej vazhdimisht, shumë e ndrojtur dhe i mungonte vetëbesimi.

Moda është shpëtimtari im. Nëse nuk do të isha bërë modele, mendoj se do të isha ende një gjermane e ndrojtur, e cila nuk dinte të merrej me shumë gjëra elementare. Dhe po, unë padyshim do të isha e punësuar në një punë ku nuk jam në qendër të vëmendjes. Modelimi është bërë terapia ime, një punë që më mësoi se si të komunikoj, si të jem e relaksuar në shoqërinë e njerëzve të tjerë dhe si të bëj diçka të suksesshme.

Ajo lindi në qytetin gjerman të Rheinberg më 25 gusht 1970. Si fëmijë, ëndërronte të bëhej avokate, si babai i saj, Heinz Schiffer, por fati kishte plane të tjera për të. Në moshën 17 vjeçare u zbulua nga Michael Levaton, pronari i një agjencie të njohur mode, i cili e bindi të fillojë modelimin.

Claudia kurrë nuk pranoi të fotografohej krejtësisht e zhveshur. Ajo ka zbukuruar kopertinat e  revistave të tilla, si “Rolling Stone”, “New York Times” e “People”. Ajo eci në pasarelë për herë të parë në krijimet e Karl Lagerfield. Pas kësaj shfaqjeje, ofertat nuk pushuan.

 

Vitet 90′ ishin të arta për shumë supermodele të kalibrit të saj, si Cindy Crawford, Christy Turlington, Naomi Campbell e Linda Evangelista. Këto bukuroshe të reja asokohe po fitonin shuma marramendëse parash, duke lënë pas yje të futbollit, filmit dhe skenës.

Ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Ishte një kohë e çmendur! Unë jetoja si një yll roku. Në çdo shfaqje mode, ruhesha nga truprojat… Jo vetëm unë, por edhe rrobat e mia, madje edhe të brendshmet – po, sutjenat dhe brekët! Sepse çdo herë që dilja në pistë dhe kur kthehesha, gjërat e mia nuk ishin aty, zhdukeshin! Kjo është arsyeja pse të brendshmet e mia duhej të kishin truproje personale.

 

Ajo që e dallon Claudia-n nga të tjerat, është se ajo është mjaft e qetë dhe imune ndaj skandaleve të jetës private. Claudia është e martuar që nga viti 2002 me regjisorin britanik Matthew Vaughn, me të cilin tani ka edhe tre fëmijë. Familja e saj jeton në lagjen e famshme Notting Hill të Londrës.

Në të kaluarën, super ylli ka qenë në lidhje me magjistarin amerikan, David Copperfield, me të cilin ishte e fejuar. Çifti ishte në një lidhje për pesë vjet, nga 1994 në 1999, ndërsa fejesa zgjati vetëm dy vjet dhe ata u ndanë paqësisht, pa skandalet që shtypi shpresonte.

Në vitin 2019, modelja e famshme vendosi të zhvishej më shumë se zakonisht për versionin italian të revistës “Vogue”, mirëpo fotografitë i kishte realizuar vetë.