Celebrities Gossip Showbiz

Shfaqet vetëm një minutë në film, shuma marramendëse me të cilën është paguar supermodelja e njohur!

Supermodelja Claudia Schiffer, e cila shfaqet për vetëm një minutë në ekran në filmin “Love Actually”, është paguar me një shumë marramendëse për këtë rol të shkurtër. Claudia Schiffer ka përfituar rreth 350 mijë dollarë për paraqitjen e saj në filmin e vitit 2003. Në film, Schiffer shfaqet përkrah Liam Neeson, duke luajtur personazhin e Carol, një nga momentet më të ëmbla dhe simbolike të historisë.

Personazhi i Neeson, Daniel, një baba i ve dhe i trishtuar, përfundon duke gjetur sërish dashurinë, pikërisht me figurën e supermodeles, pas një serie bisedash prekëse me njerkun e tij Sam. Pagesa e lartë tregon jo vetëm statusin e Claudia Schiffer në atë periudhë, por edhe fuqinë që një emër i madh ka në industrinë e filmit.

Claudia Schiffer e filloi karrierën në moshën 17 vjeçare në një disko, nga ku filloi udhëtimin drejt pasarelave të botës. Ajo ka qenë pjesë e më shumë se e 700 kopertina revistash në karrierën e saj të gjatë, ndërsa bukuroshja gjermane kishte treguar në të kaluarën se nuk konsiderohej gjithmonë tërheqëse dhe ajo ishte shpesh objekt talljeje për shkak të pamjes së saj të jashtme.

Në një revistë për “InStyle” ajo shprehu se:

Gjithmonë ulesha në rreshtin e pasmë në shkollë. Fëmijët e tjerë më ngacmonin gjatë gjithë kohës, sepse prapanica më dilte më shumë se vajzat e tjera. Përveç kësaj, unë isha shumë e hollë dhe më e gjatë se të tjerët. Mendova se ishte keq. Pastaj takova një zbulues talentesh që më tha se mund të isha modele. Atëherë kuptova se ‘defektet’ e mia janë në të vërtetë një avantazh në botën e modelimit.