Celebrities Film & Tv

Gjithçka që duhet të dini rreth “Turning Red”!

Të rritesh është padyshim e çuditshme. Dhe, mund të jetë edhe më e çuditshme nëse çdo herë që përjetoni një vrull emocionesh, shndërroheni në një panda gjigante të kuqe me gëzof, kjo është dilemë. Filmi i fundit i Pixar, “Turning Red”, trajton këtë çështje të veçantë në një histori humoristike dhe emocionuese.

Mei Lee është vajza tipike 13-vjeçare; ajo e do familjen e saj, miqtë dhe grupin e djemve. Ajo po kalon të gjitha vështirësitë e zakonshme për t’u bërë adoleshente, duke përfshirë shumë emocione të reja dhe të ndërlikuara. Vetëm për Mein, kur ato emocione bëhen të tepërta, ajo shndërrohet në një panda të kuqe të madhe. Të intriguar nga historia?

Epo,”Turning Red” tani është lançuar dhe është duke u transmetuar në “Disney+” që prej të premten më 11 Mars. Në filmin e animuar familjar luan Rosalie Chiang dhe Sandra Oh, dhe filmi më i ri i Pixar përmban tre këngë të reja origjinale nga dyshja vëlla e motër, të dy fitues të çmimeve GRAMMY, bëhet fjalë për Billie Eilish dhe Finneas. Ata e bënë të ditur vetë lajmin para pak javësh ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bënë me dije se ishin shumë të lumutr që ishin bërë pjesë e këtij projekti mjaft të bukur. Artisti Finneas, i cili nuk ishte i panjohur për aktrimin përpara karrierës së tij muzikore, gjithashtu shpreh edhe një nga anëtarët e grupit të boyband, “4*Town”, në film.

Regjisorja dhe bashkë-skenari i “Turning Red”, Domee Shi, është gjithashtu e njohur për filmin e shkurtër fitues të Oscar-it, “Bao”, si dhe për punën e saj në “Inside Out”, “Incredibles 2” dhe “Toy Story 4”. “Turning Red” është debutimi i saj regjisorial i metrazhit të gjatë. Një histori mjaft e bukur që jua sugjerojmë që ta ndiqni së bashku me familjen dhe fëmijët tuaj një mbrëmje.