Celebrities Love & Sex Showbiz

Gjithçka që nuk dini nga martesa 40-vjeçare e Ozzy Osbourne!

Së fundmi, bashkëshortja e Ozzy Osbourne, Sharon ka hapur zemrën dhe ka treguar në lidhje me martesën e saj 40-vjeçare me këngëtarin e grupit “Black Sabbath”. Sharon zbuloi më shumë për “Daily Mail” duke shprehur se:

Grindjet tona ishin legjendare. Ne e dinim që ne po “vrisnim Perëndinë” në njëri-tjetrin. U ndal rreth 20 vjet më parë, por ne e dinim që po grindeshim shumë.

Dyshja e njohur u takuan me njëri-tjetrin në vitin 1970 kur Sharon ishte vetëm 18-vjeçe dhe zgjodhën të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë në vitin 1982. Çifti i famshëm ishte gjithmonë i hapur kur flitej për të kaluarën e tyre të trazuar dhe ata e dokumentuan atë në një film biografik. Sharon Osbourne pohon se filmi është kryesisht një “histori dashurie”.

Është një film për Ozzy-n dhe jetën time, për mënyrën sesi jemi argëtuar dhe në përgjithësi flet për marrëdhënien tonë të paqëndrueshme. Të gjitha luftimet, pajtimet, përsëri luftimet, eksitimi, çfarëdo. Dhe kjo është një histori dashurie. Njerëzit do ta shikojnë filmin dhe mendojnë se nuk duhet ta kishim shfaqur. Por ne po themi vetëm të vërtetën. Disa njerëz kanë marrëdhënie të paqëndrueshme dhe e jona ishte shumë e paqëndrueshme.

Në dokumentar, çifti kujtoi gjithashtu një incident në 1989, kur Ozzy u përpoq ta mbyste atë nën ndikimin e drogës. Rikujtojmë, se së fundmi përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Ozzy Osbourne ka konfirmuar dyshimet se është duke punuar në realizimin e projekteve të reja muzikore.

Artisti ka publikuar 12 albume solo në karrierën e tij, ndërsa albumi i tij i fundit, “Ordinary Man”, u publikua vitin e kaluar. Lajmi se Osbourne po përgatit një album të ri u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, Sharon, e cila njoftoi se bashkëshorti i saj u takua me producentin Andrew Watt, me të cilin ka punuar edhe në albumin e fundit.