Celebrities Gossip Showbiz

Gjithmonë duhet t’i shijoni pushimet tuaja në maksimum njësoj si Camila Cabello!

Së fundmi artistja e njohur Camila Cabello ka zgjedhur që të shijojë disa ditë pushime në brigjet e Caprit në Itali. Këngëtarja 25 vjeçe, u shfaq me bikini ngjyrë portokalli që i lanë shumë pak vend imagjinatës. Para se të shfaqte trupin e saj me bikini, Cabello ishte duke shëtitur rreth një jahti me një palë pantallona të shkurtra ngjyrë portokalli të rehatshme. Sa i përket pjesës së sipërme të saj, Cabello zgjodhi një palë bikini klasike me dizajn në formë trekëndëshi.

Flokët e saj të gjata të zeza ishin të lidhura bisht dhe disa aksesorë që ajo kishte zgjedhur ishin gjerdanë me zinxhir ari. Ajo zgjodhi që të bënte një zhytje me miqtë e saj të ngushtë me të cilët po kalon edhe pushimet. Cabello qartazi është duke u kënaqur në Itali, ndërsa ditët e fundit po poston edhe shumë foto në rrjetin e saj social Instagramin.

Këto pushime ishin të nevojshme pasi këngëtarja e njohur Camila Cabello ka dhuruar një performancë të paharrueshme për hapjen e finales së UEFA Champions League 2022 në Francë. Përpara përballjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit, këngëtarja 25-vjeçare dha një spektakël shumëngjyrësh për mijëra tifozë në Stade de France në Paris. Pavarësisht këtyre u duk se askush nuk ishte i/e interesuar për performancën e saj. Menjëherë pas largimit nga fusha, këngëtarja 25-vjeçare shkroi në Twitter duke kritikuar përkrahësit e Liverpool dhe Real Madrid se ishin të pasjellshëm me të:

Nuk mund të besoj se njerëzit po këndonin himnin e ekipeve të tyre me kaq zë të lartë gjatë performancës sonë. Ashtu si ekipi im dhe unë punuam pa u lodhur për kaq shumë kohë për të sjellë atmosferën e duhur dhe për të dhënë një shfaqje të mirë.