Celebrities Gossip Music Showbiz

Camila Cabello e indinjuar me fansat e UEFA-s: “Të pasjellshëm…”!

Këngëtarja e njohur Camila Cabello ka dhuruar dy netë më parë një performancë të paharrueshme për hapjen e finales së UEFA Champions League 2022 në Francë. Përpara përballjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit, këngëtarja 25-vjeçare dha një spektakël shumëngjyrësh për mijëra tifozë në Stade de France në Paris por mesa duket askush nuk ishte i/e interesuar për performancën e saj.

Menjëherë pas largimit nga fusha, këngëtarja 25-vjeçare shkroi në Twitter duke kritikuar përkrahësit e Liverpool dhe Real Madrid se ishin të pasjellshëm me të:

Nuk mund të besoj se njerëzit po këndonin himnin e ekipeve të tyre me kaq zë të lartë gjatë performancës sonë. Ashtu si ekipi im dhe unë punuam pa u lodhur për kaq shumë kohë për të sjellë atmosferën e duhur dhe për të dhënë një shfaqje të mirë.

Në një postim pasues pesë minuta më vonë, ajo shtoi:

Shumë e vrazhdë, por e lumtur që disa prej jush e pëlqyen.

Ndërkaq, një ndjekës komentoi:

Ishte një performancë mjaft e dobët me gjithë respektin e duhur.

Një tjetër shkruajti:

Vetëm që ta dish. Sportdashësit evropianë janë të pasionuar. Shumë tifozë jetojnë për klubet e tyre, është stili i tyre i jetesës. Nuk është si SHBA ku njerëzit vijnë për shfaqje. Pra, ankesa juaj ishte shumë qesharake. Nuk është faji juaj, por kjo nuk i përket Evropës. Gjithçka ka të bëjë me atmosferën që krijojnë fansat.

Por një mbrojtës i artistes u përgjigj me një këndvështrim ndryshe:

Të jesh i pasionuar është tjetër gjë dhe të tregosh mungesë respekti është tjetër gjë. 

Rikujtojmë, se së fundmi bukuroshja ka treguar se filmi i saj “Cinderella” ia bëri jetën më të mirë gjatë kohës që ajo po luftonte mes stresit dhe ankthit. Këngëtarja e hitit të njohur “Don’t Go Yet” i surprizoi dhe i gëzoi shumë fansat e saj me këngën super hit “Million to One” për Hirushen por ajo vetë ndërkohë po gjente një ngushëllim në të.