Celebrities Showbiz

Gjon’s Tears bën gjestin e papritur dhe ia del në TOP3!

Përveç përfaqësueses të vendit tonë, Anxhela Peristeri, në natën finale të “Eurovision Song Contest 2021”, ka qenë prezent dhe një pjesëmarrës tjetër shqiptar, i cili ka përfaqësuar Zvicrën.

Artisti me prejardhje shqipëtare është Gjon Muharremi, i njohur ndryshe si Gjon’s Tears, ka performuar i njëmbëdhjeti në skenën e madhe të festivalit, me këngën “Tout l’Univers”.

Gjoni i ka lënë të gjithë pa fjalë me vokalin e tij mbresëlënës, si dhe me një performancë të jashtëzakonshme edhe pse në një moshë shumë të re.

Gjon’s Tears, gjatë votimit, ka rrëmbyer 12 pikëshin e Shqipërisë dhe reagimi i tij në shenjë falenderimi na emocionoi të gjithëve, pasi ai bëri me duar shqiponjën, simbolin e vendit tonë.

Ai mori fitoren prej votimit të jurisë, ku Gjon’s së bashku me votat e publikut arriti të pozicionohej në vendin e tretë, një super rezultat dhe arritje!