Celebrities Music

Gjon’s Tears kualifikon Zvicrën në finalen e “Eurovision 2021”!

Nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2021” u përmbyll mbrëmjen e djeshme duke kaluar dy shqiptarë në finalen e madhe. Fillimisht ishte Anxhela Peristeri, përfaqësuesja e Shqipërisë, ajo e cila kaloi e para në natën finale.

Më ‘Karmën’, Anxhela Peristeri ka arritur që të ‘ndezë’ skenën me performancën e saj, duke marrë komente pozitive nga mediat dhe nga ndjekësit në sallë.

Pas saj, edhe shqiptari i dytë në këtë garë, Gjon Muharremaj, i njohur ndryshe me emrin e tij artistik, Gjon’s Tears kaloi në natën finale duke përfaqësuar Zvicrën me këngën “Tout L’Univers”.

Rikujtojmë, se Gjon-i ka qenë vetëm 12-vjeç kur u shfaq për herë në një skenë shqiptare, përkatësisht në “Albanian’s Got Talent”. Këngëtari shumë i talentuar prej shumë vitesh jeton në Zvicër por herë pas here rikthehet në vendin e tij për të vizituar familjarët.

Ndërkaq, dy shqiptarët të cilët na kanë bërë pafund krenarë do të jenë në garë të ngushtë në natën finale, e cila do të mbahet në Roterdam më 22 maj.