Tech

Google rrit çmimin maksimal të një aplikacioni në Play Store!

Në tetor të vitit 2015, Google rriti çmimin për aplikacionet në PlayStore nga 200 dollarë në 400 dollarë. Që nga ajo kohë, Google e ka mbajtur çmimin maksimal për një aplikacion të Play Store në 400 dollarë. Por, së fundmi, kompania ka marrë vendimin për të rritur çmimin e aplikacioneve deri në 999 dollarë. Kjo rezulton në një rritje prej 150%. Siç raportohet, sa më i lartë të jetë çmimi për një aplikacion, aq më e madhe është shuma e parave që përfundon në Google.

Rikujtojmë, se Google deklaroi së fundmi do të ndërtojë një kabllo me fibër optike për të lidhur Afrikën dhe Australinë. E quajtur Umoja (një fjalë që do të thotë “unitet”), njëri skaj i kabllos do të fillojë në Kenia dhe do të kalojë përmes Ugandës, Ruandës, Republikës Demokratike të Kongos, Zambisë, Zimbabvesë dhe Afrikës së Jugut.

Google thotë se projekti është krijuar për të rritur lidhjen digjitale, përshpejtuar rritjen ekonomike dhe thellimin e qëndrueshmërisë në të gjithë Afrikën. Përveç vetë kabllos, kompania thotë se do të punojë me qeverinë keniane për të rritur sigurinë kibernetike, inovacionin e drejtuar nga të dhënat, përmirësimin digjital dhe vendosjen e AI me përgjegjësi dhe siguri.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se OpenAl ka prezantuar aplikacionin GTP Store, ku përdoruesit e ChatGPT mund të blejnë dhe të shesin chatbots të krijuar nga vetë ata. Përmes kësaj mundësie, mund të krijohen dhe të shiten chatbots të personalizuar si për negocimin e pagave, krjimin e planeve mësimore, apo receta të ndryshme. OpenAl ka njoftuar se deri më tani janë krijuar më shumë se 3 milionë versione. Kompania tha se do të nisë programin për ndarjen e të ardhurave, ku krijuesit e chatbots do të paguhen bazuar në angazhimin e përdoruesve të tyre.