Celebrities Gossip Showbiz

Greta Koçi shumë “VIP” për “Big Brother VIP”!

Edhe pak muaj na ndajnë nga startimi i “Big Brother VIP” dhe fansat janë shumë kureshtarë për çdo detaj. Ka qenë vetë moderatorja Arbana Osmani, që në llogarinë e saj në Instagram ka konfirmuar se këtë edicion do të jetë ajo që do ta drejtojë programin dhe i ka dhënë përgjigje çdo pyetje që mund të kishin ndjekësit e saj.

Teksa sa vjen e rritet kurioziteti për pjesëmarrësit që do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shumë emra “VIP”-ash diskutohen, por ende asgjë nuk është e sigurtë. Së fundmi një ndjekës ka pyetur këngëtaren Greta Koçi në Instagram:

Kam një pyetje që dua ta di patjetër që të jem e qetë, a do jesh pjesëmarrëse në “Big Brother VIP”?

Këngëtarja ka vendosur që kësaj pyetje t’i përgjigjet fare shkurt dhe prerë, thjesht me një ‘jo’. Mos ndoshta Greta nuk ka rënë dakord me shumën e propozuar apo thjesht nuk e ka preferuar të jetë pjesë e këtij formati sepse ndoshta është shumë VIP?

Rikujtojmë se, “Big Brother VIP” do të transmetohet live 24 orë në dy kanale në Digitalb dhe përmbledhja ditore do të jetë çdo ditë në “Top Channel”. Arbana Osmani ka zbuluar dhe se ndryshe nga vitet e kaluara, do të ketë dy spektakle në javë me emocione të forta si përherë. Ndërsa transmetimet në YouTube do të jenë të përzgjedhura. Një ndjekës e ka pyetur nëse do të ketë banorë nga emisioni “Përputhen”, por ajo nuk e ka zbuluar këtë duke u përgjigjur vetëm se kasti do të zbulohet në një datë të caktuar.