Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“Gruaja ime është shpirti im binjak”/Matt Damon rrëfehet si rrallëherë për familjen e tij!

Si çdo gjë në botë, ka raste kur duhet të balancojmë punën dhe jetën familjare. Për të famshmit, kjo mund të jetë pak më e vështirë, sepse ata kanë një orar shumë të ngjeshur dhe e kanë të vështirë të lidhen me dikë që ka një jetë normale. Nga ana tjetër, Matt Damon i dha përparësi ndjenjave të tij duke u dashuruar me Luciana Barroso dhe duke qenë pjesë e familjes së saj, duke arritur të gjejë një ekuilibër mes punës së tij dhe kohës që ndan me gruan dhe vajzat e tij.

Matt Damon u takua me Luciana Barroso në Miami dhe në atë kohë, ajo punonte si kamariere dhe rriste e vetme vajzën e saj 4-vjeçare, Alexia. Damon ishte duke xhiruar një film dhe pasi firmosi autografe iu afrua Barrosos dhe ata filluan të flisnin. Me fjalët e saj, Barroso kujton:

Ne padyshim që patëm menjëherë një lidhje. Ishte kaq e lehtë të bisedonim me njëri-tjetrin, ndiheshim rehat. Gjithçka tjetër, pjesa për të qenë një yll filmi, nuk ishte në të vërtetë një faktor. Për mua, ishte vetëm Matt.

Kur ai e kërkoi të dilte më vonë, ajo i tha se duhej të shikonte vajzën e saj 4-vjeçare, Alexia. Dhe për habinë e të resë, aktori shprehu admirimin e tij duke i thënë:  “Më pëlqen që je nënë dhe ky është prioriteti yt”, duke i treguar kështu se kjo nuk do të ishte pengesë për të nisur një lidhje. Pasi u martuan, ata patën 3 vajza të tjera. Edhe pse u martuan në vitin 2005, të dy vendosën të rinovojnë zotimet e tyre disa vite më vonë.

Damon tha në një intervistë se ata donin të bënin një festë të madhe ku do të merrte pjesë e gjithë familja e tyre. Përveç kësaj, ai pati mundësinë të pyeste vëllain e tij (i cili ishte i martuar tashmë prej 20 vitesh) se cili ishte sekreti i një martese të mirë, për të cilën ai thjesht tha:

Isha shumë me fat.

Për shkak se ai nuk u martua me një aktore apo një personazh tjetër të famshëm, Damon beson se mund të jetojë një jetë të qetë pa e ekspozuar familjen e tij në media. Ai gjithashtu pohon se takimet me gruan e tij priren të jenë sporadike, por ata gjithmonë kërkojnë të kalojnë një natë së bashku pasi marrin vajzat e tyre nga shkolla.

Ne kemi një rregull. Unë nuk dalë jashtë për më shumë se 2 javë. Mendoj se duhet të jesh sa më shumë me personin që do. Gruaja ime është shpirti im binjak. Nuk më pëlqen të ndahem prej saj.

Sa i përket vajzave të tij, Damon tha se ai kurrë nuk e priste që të rrethohej nga gra dhe se çdo ditë është një përvojë e re mësimore. Damon e krahasoi ndjenjën e të qenit prind me të qenit Grinch, por në një mënyrë të mirë:

Ishte sikur gjithçka u zgjerua në një mënyrë që unë nuk e dija se ishte e mundur dhe ishte e menjëhershme.

Dashuria e tij për vajzat është aq e fortë sa që ai ka bërë tatuazh edhe emrat e tyre në krahun e tij sipas radhës së lindjes: Alexia, Isabella, Gia dhe Stella. Më parë ai kishte bërë tatuazh emrin “Lucy” për nder të gruas, Luciana Barroso, me të cilën vendosi të ndajë jetën e tij. Matt Damon vlerëson personalitetin e gruas së tij, deri në atë pikë sa të martohej me të dhe të rriste vajzën që ajo kishte nga një martesë e mëparshme.