Celebrities Gossip Showbiz

Habit Tom Hanks: “Unë mund të vdes por mund të shfaqem përsëri në filma të rinj…”!

Aktori i njohur Tom Hanks beson se mund të vazhdojë të shfaqet në filma të rinj edhe pasi të ketë ndërruar jetë, falë fuqisë së inteligjencës artificiale. 66-vjeçari tha për episodin e fundit të ‘The Adam Buxton Podcast’ se, nëse do të donte, mund të prezantonte një seri prej shtatë filmash, në të cilët do të ishte 32-vjeçar.

Të gjithë mund ta rikrijojnë veten në çdo moshë duke përdorur inteligjencën artificiale ose teknologjinë ‘deepfake’. Unë mund të përplasem nga një autobus nesër, të vdes, por rolet e mia mund të vazhdojnë.

Gjithsesi aktori pranoi se versioni i tij ‘AI’ nuk do të ishte në gjendje të performonte aq mirë sa ai tani.

Njerëzit padyshim do të jenë në gjendje ta bëjnë dallimin, por pyetja është a do t’u pengojë? Ka njerëz për të cilët është njësoj.

Hanks ka deklaruar gjithashtu se zhvillimi i inteligjencës artificiale po inkurajon agjentët filmikë të shkruajnë kontrata për të mbrojtur personazhet e aktorëve si pronë intelektuale.

Mund t’ju them se po bëhen diskutime në të gjitha nivelet, të gjitha agjencitë dhe të gjitha firmat juridike, për të arritur pasojat juridike të fytyrës dhe zërit tim dhe të njerëzve të tjerë dhe që të gjitha të mbeten pronë e jona intelektuale.

Rikujtojmë, se Hanks aktualisht është duke promovuar romanin e tij debutues, “The Making of Another Major Motion Picture Remekpiece”. Tom Hanks ka realizuar filma të paharrueshëm si “Forrest Gump”, “Splash”, “Big” e shumë të tjerë.

Ylli i “Philadelphia” së fundmi deklaroi se ka bërë vetëm disa filma shumë të mirë. Karriera e Tom Hanks përfshin filma të tillë si “Apollo 13”, “Saving Private Ryan”, “You’ve Got an Email”, “Castaway”, “The Green Mile”, ndër të tjera. Ai ishte gjithashtu zëri i Woody në “Toy Story 1” dhe “Toy Story 2”.