Celebrities Gossip Showbiz

Hakerat ndryshojnë emrin e Amber Heard në faqen IMDb!

Aktorja e famshme e “Aquaman” Amber Heard aktualisht po mbrohet për shkak të një padie të ngritur nga ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp. Sipas njoftimeve të ndryshme të publikuara në portalet e lajmeve dhe videove nga gjyqi i tyre, aktorja është akuzuar se ka falsifikuar gjithçka për dhunën në familje në jetën e saj martesore për të fituar popullaritet në karrierën e saj të showbizit.

Aktori i njohur i “Pirates Of The Caribbean” ka kërkuar në gjykatë 50 milionë dollarë në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, Amber e ka kundërshtuar këtë rast duke e paditur aktorin për 100 milionë dollarë. Thuhet se emri i Amber Heard u ndryshua në ‘Amber Turd’ në faqen e Google në IMDB. Megjithatë, ndryshimet nuk ishin të dukshme në faqen e internetit të IMDB. Emri ‘Amber Turd’ u shfaq vetëm në rezultatet e kërkimit të Google.

E gjitha kjo erdhi pas dëshmisë së Depp kur rrëfeu një histori të vitit 2016 pasi u kthye në shtëpi gjatë ditëlindjes së Amberit. Por pas gjithë kësaj mesa duket janë bërë korrigjimet dhe nuk rezulton më një gjë e tillë në IMDB.

Vlen të theksohet gjithashtu se detaje të reja po dalin në dritë dita-ditës në gjyqin e madh të Amber Heard dhe Johnny Depp. Së fundmi është bërë publike një video e re e Amber e cila po përballet edhe me akuzat për dhunë në familje me ish-partneren e saj, Tasya van Ree. Kjo video u rishfaq edhe njëherë këtë javë në mes të gjyqit.

Videoja, e cila u shikua mbi 130 mijë herë, tregoi Heard duke dëshmuar për këtë çështje më 13 gusht 2016, në të njëjtin vit që aktorja paraqiti kërkesën për divorc nga Depp. Është e paqartë nëse dëshmia ka ndodhur gjatë një seance gjyqi në lidhje me Depp në atë kohë. Akoma nuk është e qartë se çfarë vendimi pritet që të merret në lidhje me këtë çështje.