Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Hilaria Baldwin tregon barkun e rrubullakosur teksa përgatitet për fëmijën e 7-të me Alec Baldwin!

Hilaria Baldwin po përjeton edhe njëherë këaqësinë e madhe e të qenit në pritje të ëmbël të fëmijës së shtatë me bashkëshortin Alec Baldwin. Prezantuesja e podcast-it, 38 vjeç, vendosi që në Instagram Stories të shtunën të postonte  një video të lezetshme të saj duke provuar veshje. E veshur me një bluzë të zezë dhe fund të kombinuar me bizhuteri të thjeshta dhe taka në ngjyrë gold, Baldwin tha se veshja që ajo kishte veshur nuk ishte as veshje për shtatzëni. Prapëseprapë, ajo e bëri të funksiononte teksa tregoi barkun e saj të bebes në rritje dhe teksa shfaqej shumë elegante.

Këtë fustan e gjeta te Aritzia. Një tjetër edhe pse nuk është për gra shtatëzëna por funksionon.

Pavarësisht postimit argëtues të barkut të rrumbullakosur, Baldwin ka pranuar se këtë herë ka një ndjenjë ankthi. Javën e kaluar, ajo ndau një video të saj duke dëgjuar rrahjet e zemrës së foshnjës teksa reflektonte mbi abortin e saj të mëparshëm.

Kujtojmë se Hilaria Baldwin ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e 7 duke e bërë të ditur këtë lajm ne anë të një video të publikuar në rrjetin e saj social Instagram teksa shkruante këto fjalë:

Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një surprizë të madhe: një tjetër Baldwin-ito po vjen këtë vjeshtë . Ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe ne jemi më shumë se të lumtur me këtë surprizë. Po ndaj me ju momentin që u thamë fëmijëve, siç mund ta shihni, ata janë super të emocionuar! Fëmija ynë i ardhshëm është një pikë shumë e ndritshme në jetën tonë. Një bekim dhe një dhuratë në kohë të tilla të pasigurta. Më ka marrë malli gjatë pushimit tim nga rrjetet sociale. Jam kthyer dhe pres me padurim të vazhdoj me ju këtë udhëtim që ne e quajmë “jetë”. Dashuri për ju dhe të dashurit tuaj!