Bota

Historia e tyre e dhimbshme tronditi gjithë botën, zbulohet së fundmi shkaku i vdekjes së të fejuarit të blogeres!

I fejuari i vlogeres amerikane të vrarë Gabby Petito, Brian Laundrie, u gjet i pajetë më shumë se një muaj më parë. Së fundmi, avokati i familjes së Brian ka bërë të ditur në një deklaratë se shkaku i vdekjes së Laundrie është vetëvrasja. Laundrie u kthye nga një udhëtim pa të fejuarën e tij dhe trupi i saj u gjet më vonë në Wyoming.

Trupi i Laundrie u identifikua muajin e kaluar. Ai kishte qenë në kërkim për disa javë përpara se të gjendej trupi i tij. Policia e kishte përshkruar atë si një person me interes për vdekjen e Gabby Petito-s.

Avokati i familjes tha se:

Chris dhe Roberta Laundrie janë informuar se shkaku i vdekjes ishte një plagë me armë zjarri dhe mënyra e vdekjes ishte vetëvrasje. Chris dhe Roberta janë ende në zi për humbjen e djalit të tyre dhe shpresojnë që këto gjetje të sjellin qartësi për të dyja familjet.

Rasti i Petito-s dhe Laundrie-s, mori vëmendjen e medias mbarëkombëtare. Çifti kishte dokumentuar në mediat sociale udhëtimin e tyre veror me një furgon nëpër parqe kombëtare. Prindërit e Petito-s e raportuan atë të zhdukur më 11 shtator, pasi nuk kishin mundur të kontaktonin me të për dy javë.

Trupi i saj u zbulua përfundimisht në Wyoming, ku çifti kishte qenë duke udhëtuar, më 19 shtator. Një mjek më vonë zbuloi se ajo ishte mbytur. Laundrie ishte kthyer në Florida pa Petito-n më 1 shtator. Familja e saj vazhdimisht bëri thirrje që i fejuari dhe familja e tij të bashkëpunonin me hetuesit, por më pas ai u zhduk. Prindërit e tij i thanë policisë se e kishin parë për herë të fundit më 13 shtator, kur ai doli për një shëtitje vetëm dhe nuk u kthye më.