Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Historiku i body-t të famshëm që frymëzoi J.Lo dhe Beatrix Ramosaj!

Gjithmonë na ka rënë rasti që të shikojmë personazhe të showbizit shqiptar dhe të huaj gjithashtu që kanë bërë ‘xing’ në veshje. Përveç krahasimeve se kujt i shkon më shumë apo kush frymëzoi kë, ne na vijnë edhe pyetje të tjera në mendje. Rasti i fundit ka të bëjë me këngëtaren e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj dhe divën e muzikës botërore Jennifer Lopez. Dy këngëtaret bukuroshe kanë veshur një body të ngjashëm vetëm se me ngjyra të ndryshme.

Kujt marke i përkasin?

Të dy body-t i përkasin markës së njohur të veshjeve “Mio” konkretisht koleksionit të ri “Snake Mesh Mio” që ka dalë në 28 Tetor të vitit 2021.

Sa kushtojnë?

Body-t e koleksionit “Snake Mesh Mio” fillojnë nga 140€ deri në 260€. Ato vijnë në ngjyra të ndryshme por Trixa ka zgjedhur atë ngjyrë gold me vlerë 152 € ndërsa J.Lo kishte veshur body-n e bardhë që kushton gati 160 €.

Kur e kanë veshur këngëtaret?

Trixa e ka veshur këtë body para 5 ditësh dhe këtë e bëri të ditur në postimin e saj në rrjetin social Instagram ku së fundmi është mjaft aktive dhe çdo ditë na tregon disa momente të bukura nga pushimet e saj.

Ndërkohë Jennifer Lopez me rastin e ditëlindjes së saj të 53-të para 3 ditësh prezantoi linjën e re të kremrave të fytyrës dhe të trupit “JLO BODY” dhe në prezantimin e kësaj linje ajo zgjodhi të vishte këtë body asimetrik në ngyrë të bardhë.