Sport

Hoqi Mbappen nga loja, Enrique: “Duhet të mësohemi të luajmë pa të“! Mos ndoshta konfirmohet largimi i tij?!

Kylian Mbappe ka refuzuar ofertën e PSG-së për të aktivizuar një klauzolë të zgjatjes së kontratës për 12 muaj dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor. PSG që atëherë ka konfirmuar indikacionet e Mbappes se ai dëshiron të largohet dhe Real Madridi ka shtuar takimet me agjentët e tij.

Nga ana tjetër, Luis Enrique i befasoi të gjithë ditën e djeshme duke larguar nga fusha Kylian Mbappen në minutën e 65-të të lojës, me rezultatin 1-0 në favor të Rennes. Sulmuesi francez u rikthye sot në formacionin fillestar në Ligue 1 pasi ishte zëvendësues kundër Nantes në ndeshjen e fundit. Në një konferencë për shtyp Enrique u pyet për arsyen e zëvendësimit të yllit të PSG-së, për të cilën spanjolli u përgjigj: “Herët a vonë kjo do të ndodhë, në një moment do të duhet të mësojmë të luajmë pa Kylian”.
“Kur ta konsideroj të përshtatshme do të luajë dhe kur jo nuk do të luajë, siç bëjnë të gjithë trajnerët. Unë dua konkurrencë maksimale për sezonin e ardhshëm”. “Dua që të gjithë lojtarët e rinj te PSG të mendojnë se kjo është një mundësi e madhe. Kjo është ajo që unë kërkoj këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll. Meqenëse u njoftua se Kylian Mbappe nuk do të vazhdojë te PSG në fund të sezonit, ylli francez është më në qendër të vëmendjes se kurrë. Kalimi i tij i mundshëm në Real Madrid është pothuajse i kryer, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.