Celebrities Gossip Love & Sex

I bëjnë unfollow njëri-tjetrit, Oriola Marashi dhe Eros Grezda i japin fund?!

Një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar janë modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda. Dyshja prej kohësh është në një lidhje romantike, por duket se gjërat kanë ndryshuar së fundmi.

Oriola dhe Erosi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kjo gjë ka ngritur dyshime për ndarje mes tyre. Ata ishin miq në rrjete sociale më parë, madje Erosi shpesh edhe e ka ‘ngacmuar’ modelen bukuroshe me komente në postime.

Gjithashtu, ka dyshime se kjo gjë ka ndodhur pasi Oriola është duke realizuar një Giveaway dhe rregullat e lojës i kufizojnë numrin e ndjekësve që ajo duhet të ketë. Mirëpo, nga ana tjetër, cila është arsyeja e Erosit?!

Asgjë s’është konfirmuar ende, ndaj ju që jeni fansa të çiftit mund të vazhdoni të shpresoni. Ndoshta shkak është Giveaway, ndoshta ata kanë patur një grindje të përkohshme, gjithçka mbetet për t’u parë.