Celebrities Gossip Showbiz

Oriola Marashi kërkon të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother”?

Modelja Oriola Marashi ka bërë një postim, që shumë e kanë menduar ironik, në lidhje me spektaklin “Big Brother VIP”, ndoshta duke kritikuar se pse personazhe shumë më të njohur nuk janë bërë pjesë e formatit, gjë që nëse e mendojmë mirë, nuk është plotësisht vendim i produksionit, ndikon dhe vendimi i personit.

Në një “Instagram Story”, Oriola ka postuar një fotografi që ka arritur mbi 93 mijë shikime dhe ka shprehur habinë e saj për këtë sukses, duke shprehur kështu pakënaqësinë me mungesën e saj në program duke shkruar:

Imagjino një story, gati 100 mijë shikime. Dhe unë ende nuk jam në ‘Big Brother’

Ky postim i modeles ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka shkaktuar reagime të ndryshme.

Shumë fansa kanë theksuar se mjaft figura publike fitojnë popullaritet dhe shikueshmëri përmes postimeve dhe aktiviteteve në rrjetet sociale, edhe pse mund të mungojnë fizikisht në shfaqje të tilla si “Big Brother”, kjo për shkak të mungesës së një ftese nga produksioni apo zgjedhja e vetë personazheve.