Gossip Showbiz

I mori virgjërinë Princ Harry-t?! Reagon Elizabeth Hurley!

Princ Harry, tregoi në vitin 2023 përvojën e tij të parë seksuale rreth moshës 17-vjeçare, duke e quajtur një ‘kujtim jo për t’u krenuar’. “Ajo pëlqente kuajt dhe më trajtoi me kujdes, duke më lënë të shprehja veten”-kujton Harry.

Pasi kalëruam, më dërgoi në fushë për t’u qetësuar. Shumë gjëra në lidhje me të ishin të gabuara. Ndodhi në një fushë me bar prapa një lokali.

Mbi një vit pasi Princ Harry detajoi humbjen e virgjërisë së tij me një ‘grua më të madhe në moshë’, Elizabeth mohoi se ishte ajo gruaja në fjalë, pavarësisht thashethemeve që pretendonin të kundërtën. E ftuar në emisionin ‘Watch What Happes Live!’, Elizabeth i tha Andy Cohen se:

Ai tha: ajo ishte angleze. Ajo ishte më e madhe se unë. Ishte në Gloucestershire. Dhe ata thanë: Ah, është Elizabetha! Ishte qesharake!

Gjithashtu, 58-vjeçarja shtoi se nuk e kishte takuar kurrë Harry-n.

Është si të thuash: Ai është i pashëm. Ai është amerikan. Oh, është Andy Cohen! 

Ndërkaq, rikujtojmë se modeli dhe regjisori i njohur Damian Hurley ka treguar së fundmi se për të ka qenë krejtësisht normale të drejtonte skenat seksuale të nënës së tij, Elizabeth Hurley. 31 vjeçari bëri bujë vitin e kaluar kur u zbulua se nëna e tij, e njohur për rolet e saj në “Austin Powers: International Man of Mystery”, “Bedazzled” dhe “Gossip Girl”, u shfaq në filmin e tij të ri, duke interpretuar skena intime me një grua tjetër. Historia ka të bëjë me një grua të quajtur Mia, e cila është “përndjekur nga vetëvrasja e shoqes së saj më të mirë, Rebecca”, sipas përmbledhjes së shpërndarë në faqen e internetit të filmit.