Celebrities Gossip Showbiz

I përplasi makinën dhe u largua, Sarah Berisha habitet me shënimin që personi i kishte lënë!

Sarah Berisha është një blogere e njohur, shumë e dashur për publikun. Bukuroshja sjell gjithnjë trende sa i përket veshjeve dhe di të guxojë me stil. Sugjerimet dhe këshillat e saj shpeshherë merren parasysh, teksa në disa raste mund të ngrenë debat.

Së fundmi Sarah ka ndarë me ndjekësit e saj një ngjarje që i ka ndodhur ditën e djeshme, ku dikush kishte përplasur makinën e tij me makinën e Sarës. Ama ndryshe nga rastet e tjera që jemi mësuar të dëgjojmë, personi i kishte lënë një letër mbi makinë, ku i kishte treguar se çfarë kishte ndodhur dhe një numër kontakti, ku Sara mund të merrte paratë si dëmshpërblim për makinën. Teksa e ka postuar letrën në Instastory, Sarah ka shkruar:

Ka akoma njerëz të mirë

Së fundmi ndjekësit e Sarës në Instagram kanë shpërdarë disa foto, ku kanë treguar ngjashmërinë e saj me një blogere zvicerane, e cila quhet Hilal Yetiski dhe duke u shprehur se kanë gjetur sozinë e saj. Pas kësaj është vënë re se të dyja blogeret kanë bërë follow njëra-tjetrën në Instagram.