Celebrities Gossip Showbiz

I trishtuar që bashkëshortja i dha fund martesës, Dani Alves hyn në grevë urie!

Dy muaj pas arrestimit të ish-futbollistit të Barcelonës, Dani Alves, gruaja e tij, Joana Sanz, njoftoi se po divorcohej nga ai. Kjo ka ndikuar shumë keq tek futbollisti i cili ka zgjedhur të hyjë në grevë urie në burg. Lajmi u bë i ditur nga shtypi Brazilian, ku shkruhet se Alves ka ndërmarrë veprimin ektrem brenda burgut.

Dani Alves është i shkatërruar nga divorci me gruan e tij Joana Sanz për çështjen për të cilën ai u mbajt në paraburgim dhe do të hyjë në grevë urie në burg. Alves nuk pajtohet me ndarjen dhe nuk flet me askënd nga burgu. Madje, futbollisti ka hyrë edhe në grevë urie, pasi nuk del më nga qelia as për të ngrënë, për shkak të vendimit të supermodelës së lindur në Tenerife.

Dani Alves mbetet në paraburgim pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë në një klub të Barcelonës më 30 dhjetor, por i është dhënë një “goditje” e madhe pasi bashkëshortja e tij njoftoi në një mesazh në rrjetet sociale se të dy nuk do të jenë më bashkë. Alves është ende në burgun “Brians 2” dhe ka qenë atje që nga 23 janari pa kusht.

Së fundmi është zbuluar gjithashtu se mbrojtësi i djathtë brazilian i detyrohet gjithashtu 2.25 milionë taksa. Ndërkohë, disa nga sponsorët e tij thuhet se i kanë kthyer shpinën ish-yllit të Barcelonës. Restorantet e tij në Barcelonë, Boteco Fogo dhe Alquimia Fogo, morën gjithashtu pesë procedura konfiskimi nga Këshilli i Qytetit të Barcelonës. Pas arrestimit të tij, shumë nga sponsorët e tij duket se nuk janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimet e tyre me mbrojtësin e talentuar brazilian.