Dani Alves është shpallur i pafajshëm pas akuzave për sulm seksual, të cilat i ishin ngritur lidhur me një incident në një diskotekë të Barcelonës më 31 dhjetor 2022.
Seksioni i Apelit i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Katalonjës ka pranuar apelimin e futbollistit dhe ka revokuar dënimin prej 4 viteve e gjysmë burg që ai kishte marrë nga Seksioni 21 i Gjykatës Provinciale të Barcelonës.
Gjykata vuri në dukje disa kontradikta mes dëshmisë së viktimës dhe provave materiale të çështjes, si raportet e ADN-së dhe ekzaminimi me gjurmë gishtash, duke çuar në vendimin për të lënë Alves të lirë.
Megjithatë, ai do të duhet të paguajë një garanci prej 1 milion euro (850 mijë), si dhe të dorëzojë pasaportën, pasi i është ndaluar largimi nga Spanja.