Bota

‘Ian’ i afrohet Florida-s, shteti ‘në këmbë’ nga uragani i rrezikshëm!

Uragani Ian po i afrohet bregut të Floridës, me erëra me shpejtësi 250 km/h.

Ndërsa qarqet e Floridës kanë lëshuar urdhra për strehim në vend, Kryqi i Kuq ka dërguar qindra vullnetarë dhe mijëra ndihma në Florida.

Gjithashtu janë hapur dhjetëra strehimore për njerëzit që të dalin nga stuhia.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të SHBA-së, e njohur si FEMA, ka organizuar ekipe kërkimore-shpëtimi tokësore, ajrore dhe detare në Miami për të ndihmuar në momentin që godet uragani.

Gati katër milionë vakte dhe 3.5 milionë litra ujë janë përgatitur gjithashtu për ata që janë në nevojë.

Punonjësit dhe vullnetarët e qytetit po shpërndajnë thasë me rërë në qytetin e Shën Petersburgut, në Bregun e Gjirit të Floridës.

Në autostradën Ndërshtetërore 4  është krijuar trafik pasi banorët e Gjirit të Tampas po evakuohen.

Rruga e uraganit Ian, e projektuar nga Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së, përfshin një pjesë të madhe të Floridës së mesme në veri, nga Kepi Coral deri në Jacksonville, megjithëse jo të gjitha zonat do ta ndjejnë atë me të njëjtin intensitet.

Ai pritet të zbresë në bregun perëndimor të Floridës pasdite me orën lokale, midis Port Charlotte dhe Sarasota.

Ekziston frika se Ian mund të forcohet ndërsa arrin në brigjet e Floridës.

Ndërsa shkon lart, Ian përfundimisht do të godasë Georgian,  Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut, por do të jetë shumë më i dobët deri atëherë dhe do të jetë në formën e një stuhie tropikale.

Ian tashmë ka goditur Kubën, duke detyruar evakuimin e më shumë se 19,000 njerëzve në Pinar del Rio, një provincë perëndimore në Kubë.