Celebrities Film & Tv

Ice Cube zbulon arsyen se pse Chris Tucker nuk do të jetë më pjesë e kastit për vazhdimin e filmit “Friday”!

Ice Cube pretendon se aktori Chris Tucker ka refuzuar 12 milionë dollarë për të ripërsëritur rolin e tij në vazhdim. Komedia e vitit 1995 e dyshes ishte një hit, duke sjellë dy vazhdime: “Next Friday” dhe “Friday After Next”. Megjithatë, Tucker nuk u kthye për të luajtur Smokey në filmat pasues për shkak të asaj që Ice Cube, i cili ishte gjithashtu producent në filma, tha se ishin arsye fetare.

Ne ishim gati t’i paguanim Chris Tucker-it 10 deri në 12 milionë dollarë për të bërë të “Next Friday”, por ai na refuzoi për arsye fetare. Ai nuk donte të shante apo të bënte gjëra të tjera në kamera.

Muajin e kaluar në një intervistë për “All Urban Central” ,Tucker reflektoi mbi vendimin e tij për t’u tërhequr nga vazhdimet e mëvonshme.

Atëherë, më duhet t’ju them, një nga arsyet pse nuk e bëra të dytën ishte për shkak të konsuimit të lëndëve narkotike. Sepse thashë, o njeri, ai film u bë një fenomen. Unë nuk dua që të gjithë të pinë duhan dhe kurrë nuk ua thashë njerëzve këtë sepse disi e harrova, por ishte një nga arsyet pse nuk e bëra Sepse thashë, ‘Nuk dua të përfaqësoj të gjithë ata që pinë duhan. Dhe kjo është një nga arsyet pse thashë ‘nah’. Nuk doja të vazhdoja ta bëja atë personazh. Ndoshta ishte mirë për mua sepse më bëri të kaloja në një fazë tjetër.

Tucker luajti në tre filma “Rush Hour” me aktorin Jackie Chan, plus filma si “The Fifth Element” i vitit 1997 dhe “Silver Linings Playbook” i vitit 2012. Lidhur me idenë për t’u rikthyer për një film të katërt të përfolur prej kohësh si “Friday”, Tucker tha se do ta konsideronte patjetër.