Lifestyle Tech

Inteligjenca artificiale krijon burrin dhe gruan perfekte dhe njerëzit nuk janë aspak të lumtur!

Meshkujt më së shumti preferojnë biondet, ndërsa për femrat mashkulli ideal është ai i gjatë, ezmer dhe i pashëm. Ky është përfundimi i Inteligjencës Artificiale, që ka studiuar miliarda imazhe në faqet e mediave sociale që përshkruajnë njerëz të bukur.

Projekti “Bulimia”, një grup ndërgjegjësimi për çrregullimet e të ngrënit, i kërkoi AI të prodhonte trupat “perfekt” të meshkujve dhe femrave, sipas asaj që merr më shumë angazhim në mediat sociale. Studiuesit nga organizata zbuluan se gratë më të dëshirueshme kishin flokë bionde, lëkurë ulliri, sy kafe dhe linja të holla, ndërsa mashkulli “perfekt” kishte sy të errët, flokë të errët, mollëza të gdhendura dhe muskuj të fortë.

Projekti Bulimia testoi gjeneratorët e imazheve të inteligjencës artificiale, duke përfshirë Dall-E 2, Stable Diffusion dhe Midjourney, për të zbuluar se si duket ideja e programeve për fizikun “perfekt” te gratë dhe burrat.

Gati 40 % e imazheve që tregonin femrat “perfekte” ishin bionde, 30 % kishin sy kafe dhe mbi gjysma kishin lëkurë ulliri. Pothuajse 70 % e meshkujve “perfekt” kishin flokë gështenjë dhe 23 % kishin sy kafe. Ashti si me gratë, shumica dërrmuese e burrave ishin me lëkurë ulliri dhe gati gjysma kishin qime në fytyrë.

Shumë prej femrave ishin të tonifikuara dhe imazhet tregonin shumë prej tyre me tipare thuajse vizatimore si buzët e plota, çehre pa rrudha dhe pore, e hundë perfekte. Të gjitha këto tipare, janë shumë të lakmuara dhe shpesh të imituara duke përdorur kirurgji plastike. Raporti i projektit “Bulimia”, i publikuar në Dailymail, doli në përfundimin se:

Në epokën e filtrave në Instagram dhe Snapchat, askush nuk mund të arrijë në mënyrë të arsyeshme standardet fizike të vendosura nga mediat sociale.

Njerëzit janë të indinjuar me faktin se sa shumë promovohen disa tipare, si ngiyra e bardhë e lëkurës, trupi i dobët dhe me muskuj, buzët e trasha, sytë me ngjyrë, etj. Kjo qasje ndikon negativisht te vetëbesimi dhe imazhi që njerëzit krijojnë për trupin e tyre.